Top News - Me një plumb në koke!/ Itali, vritet shqiptari trafikant

  • 4 years ago
Autoritetet hetimore italiane kanë mundur të hedhur dritë mbi vrasjen e shqiptarit, që u gjet gjysmë i varrosur në një pyll, i ekzekutuar me plumb në kokë, si stilit mafioz.
Besnik Metaj është shqiptari i vrarë nga një organizatë kriminale italo-shqiptare, në të cilën edhe ai vetë bënte pjesë, por pazaret e drogës kanë prishur edhe raportin mes tyre.
Gjatë kësaj të hëne policia italiane ka kryer disa arrestime, ndërsa prej dy javësh kishte nën hetim disa persona të dyshuar dhe vendosi agjentë ndaj tyre për të kontrolluar lëvizjet, si dhe u mor e drejta për përgjime telefonike.

Policia italiane, e organizuar në bazë të disa rajoneve të tjera ndërhyri në kohë dhe bëri të mundur arrestimin e 5 personave, njëri prej të cilëve vrasësi i Metajt, një bashkëkombas i tij nga Kopliku.
Mësohet se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në trafikun ndërkombëtar të drogës midis provincave Treviso, Venecia, Milano, Como, Leço dhe Reggio Kalabria, por edhe jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani.

Hetimi, i cili zgjati rreth dy vjet, çoi në sekuestrimin e 350 kilogramëve marihuanë, kokainë dhe substanca doping. Mediat fqinje shkruajnë se edhe 45-vjeçar, banues në Como dhe besohet se ai ishte anëtar i Ndranghetas në Erba.
Vrasësi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur e qëlloi shqiptarin me armë në kokë dhe e varrosi atë lakuriq në pyllin e Eupilio.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesnikMetaj#Italy#TopChannel

Recommended