Manastirliu: Brenda vitit do rindërtohen 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca në bashkinë e Tiranës
  • 4 years ago
?Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë?, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.


Nga qendra shëndetësore nr. 1 në Tiranë, Manastirliu deklaroi se asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.

?Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Këtë e tregon fakti se rreth 40 mijë receta me rimbursim më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, janë marrë falas nga pacientët kronikë, që tregon se shërbimi për askënd nuk ka munguar?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi punën e mjekëve të familjes edhe në ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë apo me shenja të lehta, duke theksuar se tashmë është vendosur sistemi online me një kategori të veçantë për ta, për të ndjekur sa më mirë pacientët e prekur nga COVID19 dhe për t?i referuar në kohë në spital, nëse do të jetë e nevojshme.

?Janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore?, sqaroi ministrja.

Ajo deklaroi nga qendra shëndetësore nr. 1 në Tiranë se do të vijojë programi i 300 qendrave shëndetësore.

?E di që e keni pritur prej kohësh dhe jam e kënaqur t?ju them se ju si staf dhe të gjithë banorëve të njësive bashkiake nr. 1 dhe 2 në Tiranë, që do të keni një qendër të re shëndetësore, pra do të zhvendoseni në një qendër më të madhe e cila do të rehabilitohet këtë vit, në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore?, tha Manastirliu.

Vetëm këtë vit në Tiranë do të rehabilitohen 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa në të gjithë vendin do të rehabilitohen 120 qendra shëndetësore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www...
Recommended