Fluksi i fëmijëve në Pediatri, Manastirliu: Sot u hapën 3 qendra shëndetësore 24-orëshe
  • 5 years ago
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohëshme të 3 qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike, bazuar në fluksin e lartë të ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?,

Ministrja Manastirliu pa nga afër situatën në Pediatrinë e Tiranës, ku vlerësoi punën e stafit mjekësor në përballimin e situatës dhe lajmëroi hapjen e qendrave të reja për të shfryrë fluksin në QSUT. ?Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t?i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë shërbimin e pediatrit, pa patur nevojë të presin me rradhë të gjata në QSUT?, tha Manastirliu.
Recommended