Rehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, Manastirliu: Prioritet qendrat në zonat turistike
  • 5 years ago
Rehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, në Vlorë, duke garantuar shërbim shëndetësor cilësor për 2500 banorë, por edhe për turistët që frekuentojnë këtë zonë turistike.

?Vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, me 100 qendra të tjera këtë vit, duke përparësuar ato qendra apo pika ambulancash që janë në zonat turistike?, - u shpreh Ministrja Manastirliu, gjatë vizitës në ambulancën e të Kaninës.

Ambulanca Kaninë është 1 nga 7 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rikonstruktuara në vitin 2018. Kjo ambulancë ofron shërbim shëndetësor edhe gjatë sezonit të verës për rreth 3,000 qytetarë.

Në Bashkinë Vlorë janë rehabilituar 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca me një vlerë investimi 20.5 milionë lekë, për të shërbyer afër vendbanimit për rreth 30 mijë banorë.
Recommended