Manastirliu: Qendrat shëndetësore me standard të njejtë si në qytete dhe në zonat më të thella

  • 3 years ago
Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Zall Bastarit, në skajin veri-lindor të Tiranës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se trajtimi i pacientëve me Covid19 do të vijojë pa u ndalur edhe nga mjekët e familjes.


Pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID19, investimet në shëndetësi po vijojnë, për rindërtimin e qendrave të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi sot punimet në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit, një zonë e thellë në skajin verilindor të Tiranës, ku ka nisur puna për rindërtimin nga themelet të kësaj qendre.

?E kemi treguar me vepra dhe jo me fjalë që investimet në kujdesin parësor janë investime cilësore Nuk e kemi ndalur punën pë rindërtimin e qendrave të kundesit parësor nga veriu në jug të vendit dhe jam e kënaqur që edhe në këtë zonë të thellë, po rindërtojmë infrastrukturën e kujdesit parësor me të njëjtin standard, si në qytete edhe në zonat më të thella?, tha Manastirliu.

Duke theksuar se strategjia e kujdesit parësor përfshin zgjerimin e shërbimeve, Manastirliu tha se në qendrat shëndetësore do të përfshihen edhe shërbime sociale për banorët, sidomos në zonat e thella.

Duke vlerësuar punën e mjekëve të familjes, Ministrja e Shëndetësisë tha se po trajtohen me përparësi pacientët me COVID19 edhe nga mjekët e familjes.

?Mjekët dhe infermierët po vijojnë pa u ndalur duke ofruar shërbime për të gjithë banorët, duke trajtuar edhe pacientë me COVID19 sipas protokolleve tashmë të përcaktuara të mjekimit?.

Në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore në bashkinë Tiranë u rikonstruktuan dhe u pajisën me aparaturat e nevojshme për vitet 2018 ? 2019, 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca me investim nga buxheti i shtetit. Për vitin 2020 në bashkinë Tiranë do ti nënshtrohen rehabilitimit edhe 13 qendra të kujdesit parësor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#ZallBastar#TopChannel

Recommended