Qendër e re shëndetësore në Selenicë, Manastirliu: Testi HPV falas në cdo qendër shëndetësore
  • 4 years ago
SELENICË -  Mbi 6 mijë qytetarë të Selenicës në Vlorë e marrin shërbime në qendrën shëndetësore 24-orëshe.  Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore në Selenicë, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

?Premtimi i qeverisë shqiptare për të rindërtuar 300 qendra shëndetësore në 4 vite është jetësuar dhe po jetësohet ditë pas dite. Si në zona të largëta rurale gjithashtu dhe në qytete të mëdha, kemi ruajtur të njëjtin standard përsa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve të qendrave shëndetësore. Nëse një qytetar vjen për të marrë një shërbim bazë, ne i kemi medikamentet për të ofruar shërbimin, që mos ta çojmë deri në spital kur ne mund t?ua ofrojmë këtu. Dhe kjo është një qendër që nuk i mungon asgjë nga pikëpamja e urgjencës bazë?, tha Manastirliu.

Ndër të tjera zyra e shtypit e ministrisë së Shëndetësisë njofton se në çdo qendër shëndetësore në vend ofrohet falas testi HPV për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, nga i cili përfitojnë rreth 17 mijë gra në vit.
Recommended