Sauku me qendër të re shëndetësore, Manastirliu: Shërbim me standarde për 13 mijë banorë
  • 5 years ago
Hapet qendra e re shëndetësore në Sauk, e rindërtuar me standarde bashkëkohore, që do t?i ofrojë shërbime cilësore rreth 13 mijë banorëve të kësaj zone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën shëndetësore të Saukut, e rehabilituar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me mbështetjen e programit ?Shëndet për të Gjithë? të qeverisë zviceriane.

?Rikthehemi në këtë qendër disa muaj më pas dhe e shohim që degradimi i ka lënë vend standardeve më të larta të shërbimit dhe këtu flasim jo vetëm për infrastrukturën por për paketën e plotë të shërbimit në kujdesin parësor, që ofrohet një një staf mjekësor dhe infermieror i trajnuar më së miri?, - tha Manastirliu.
Recommended