Ora News - Fabrika e asfaltit në Allias pranë kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët në Allias të Ri të Tiranës kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për fabrikën e përpunimit të asfaltit që ndodhet pranë kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore të zonës. Ata kërkojnë zhvendosjen e fabrikës pasi u rrezikon shëndetin, ndërsa kritikojnë kryebashkiakun Veliaj se nuk ka mbajtur premtimin e dhënë.

Fabrika e përpunimit të asfaltit në Allias të ri vijon të jetë një problem shqetësues për banorët.

Banorët e zonës vazhdimisht kanë protestuar për largimin e kësaj fabrike sipas tyre vdekjeprurëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zhvendosjen e saj.

Premtimet madje dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj duket se janë harruar.

?Kur vjen Lali Eri te shkolla thotë se do ta heqë fabrikën, ka 8 vite.?

Kërkesa e tyre e vazhdueshme është që fabrika të zhvendoset sa më parë pasi po ndot ajrin dhe dëmton rëndë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Kjo fabrikë e cila është varësi të Bashkisë Tiranë siç duket dhe nga pamjet është në kushte skandaloze çka rrit rreziqet për qytetarët.

?Është probleme shumë i madh për banorët këtu, kemi shkuar edhe në polici. Ka ardhur edhe policia këtu, nuk dimë se si të veprojmë.?

?Atë e ka kryetari i bashkisë, ai duhet të heqë.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/fabrika-ne-allias-rrezikon-femijet-dhe-te-semuret-prane-kopshtit-shkolles-dhe-qendres-shendetesore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended