Ora News - Transformohet i gjithë blloku i banimit prej 57 hektarësh në Allias
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës përmes investimeve në infrastrukturë dhe shërbimeve ka ndryshuar bllokun e banimit prej 57 hektarësh në Allias në Njësinë 4. Gjatë inspektimeve të ndërhyrjeve, Veliaj tha se mbajtën premtimin duke iu referuar transformimit të zonës.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për rikualifikimin urban përreth rrugës "Njazi Meka" në zonën e Alliasit që i përket njësisë administrative nr 4.

Kjo lagje që shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh përfshin 35 segmente rrugore dhe sheshe me investime te reja edhe kopshte, shkolla e mensa sociale që ofrojnë të gjitha standardet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetit, Sadri Abazi, inspektoi punimet që po kryhen, ndërsa theksoi se ndryshimi në këtë pjesë të Tiranës është i madh.

Veliaj: ?Megjithëse është një vapë jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas?.

Ai u shpreh se ky është një premtim i mbajtur dhe se tashmë me këtë investim, kuptimi negativ i emërtimit "Bregu i Lumit" nuk vlen më.

Veliaj: ?Sigurisht, kur erdhëm në fillim, njerëzit ankoheshin për infrastrukturën përreth shtëpive, sot krenohen për infrastrukturën përreth vilave. Janë të njëjtat ndërtesa po ndryshoi fjala nga shtëpi në vilë, për faktin që edhe ulja e mureve, edhe estetika, edhe lejimi i trotuarit, një bashkëpunim model. Dua të falenderoj nga zemra qytetarët model të njësisë 4, administratorin dhe deputetin që i kanë qëndruar në kokë deri në detaje projektit dhe besoj që sot, me rritjen e vlerës së pronës, me aksesin më të shpejtë për shërbime në Tiranë, me siguri më të madhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, kemi rritur ndjeshëm dinjitetin e atyre qytetarëve që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, për të krijuar një minimrekulli në njësinë 4, në Tiranë?.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se investimi i ka rritur gjitha vlerën pronave në këtë zonë, ndërsa falenderoi banorët për bashkëpunimin që kanë treguar për ti hapur rrugë një projekti me të gjitha standardet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/transformohet-i-gjithe-blloku-i-banimit-prej-57-hektaresh-ne-allias
Recommended