Ora News - Elbasan, 57-vjeçari i verbër dhe i braktisur nga të gjithë, prej 8 muajsh fle rrugëve
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ky është Gezim Hima, i verbër, i sëmurë dhe i braktisur thuajse nga të gjithë.

Pak kohë më parë ai pësoi një aksident i cili e la të verbër, por fatkeqësisht vështirësitë e ndoqën.

Gruaja e divorcoi pasi ai mbeti i verbër dhe si rrjedhojë ai mbeti edhe pa shtëpi. Prej 8 muajsh tashmë është duke fjetur rrugëve.

?Këto 8 muaj kam ardhur vazhdimisht, i bërë letrat gati për bonus. Do të ofrojmë, jo tani, jo andej.?

Ai shprehet se ka trokitur në çdo derë institucioni për ndihmë por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe ai vijon te endet rrugëve i verbër dhe i vetmuar.

?I jam drejtuar Bashkisë dhe i kam vënë në dijeni për këtë gjendje që jam, por nuk më kanë ofruar asnjë gjë, mbrëmë kam fjetur përjashta.?

57- vjeçari shkon deri aty sa te kërcënojë me vetëflijim pas hallet dhe problemet sa vijnë e rëndohen.

?Të më marrin të fus kokën diku brenda, ose unë do të vete drejt vetëflijimit. Do marr një shishe benzinë, do ulem këtu se nuk kam çfarë e duam më jetën.?

Prej kohësh ai endet rrugëve, i vetmuar, i uritur dhe në ?errësirë? ndaj apelon për ndihmë nga çdokush që mundet ta ndihmojë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/elbasan-57-vjecari-i-verber-dhe-i-braktisur-nga-te-gjithe-prej-8-muajsh-fle-rrugeve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended