Report TV - U kthyen nga Belgjika, dy djem prej dy muajsh të zhdukur në Vlorë, apeli i prindërve
  • 6 years ago
VLORË- Dy persona të tjerë denoncohen të zhdukur. Prindërit e tyre kanë denoncuar në polici për fëmijët. Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe Elvis Troqe, janë dy të zhdukurit në Vlorë. Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit thote se i biri ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 18 qershorit të këtij viti, dhe pas asaj date askush s?di më asgjë për ta. Sipas babait, ai u zhduk një muaj pas kthimit nga Belgjika. 8 ditë pasi u zhduk, bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici. Xhaferri, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte me gruan dhe fëmijët në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Xhaferri thotë se 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit, është denoncuar si i zhdukur Elvis Troqe, i cili sipas familjarëve ka qenë mik me Xhaferrin pasi kanë qenë bashkë në Belgjikë.Burime për Report Tv nga policia e Shtetit bëjnë me dije se po hetohet me të gjitha kapacitetet prej 2 muajsh. Babai ka treguar se i biri njihej me pseudonimin ?Ciqe?, ndërkohë që e shoqja tregon jashtë kamerave se personi me të cilin është larguar i shoqi, është i identifikuar si Klodi. Por referuar ngjarjeve të personave të zhdukur, burime nga policia konfirmojnë se nuk janë vetëm këto raste, pasi të tjera denoncime, për të tjerë persona të zhdukur, janë duke u hetuar.
Recommended