Korçë, vrau pas sherrit për bllokimin e rrugës me makinë, autori dorëzohet pas dy muajsh

  • 5 years ago
Autori i vrasjes së Altin Balliut më datë 17 janar të këtij viti është dorëzuar në policinë e Korçës. I dorëzuari është Olgert Mustafa, 34-vjeç i cili rezulton me precedencë penale të mëparshme.

Por si ndodhi ngjarja e 17 janarit? Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte, por rruga ishte e zënë.

Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t?u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre, por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin Altin Balliun duke e lënë të vdekur.

Recommended