Report Tv-Vritet me thikë adoleshenti në Fier pas sherrit, autori dorëzohet pas 3 orësh

  • 6 years ago
FIER-Një sherr me thika mes tre të rinjve ka përfunduar me një të vdekur, ndërsa autori është dorëzuar 3 orë pas ngjarjes. Sherri mes adoleshentëve ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ?Zogu i Zi? në qendër të qytetit të Fierit, pranë gjimnazit Janaq Kilica.

Sipas policisë, të rinjtë fillimisht kanë pasur një debat verbal, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe 17-vjeçari F. G. e ka goditur me thikë në zemër Denis Vrenozin, banues në Hoxharë të Vjetër.



I plagosuri u transportua në spitalin e Fierit me urgjencë, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë në zemër.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda ngritën disa pika kontrolli për të arrestuar autorin, por 17-vjeçari është vetëdorëzuar 3 orë pas ngjarjes.

Ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e adoleshentit të tretë që u përfshi në sherr dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

d.ba./b.ha.

sherr spitali i fierit Denis Vrenozi Komento
Komente
shqip: 18/10/2018 19:25kan shembuj qe ndjekin, stresi qe arrestohet e lirohet mrena dites.Përgjigju
Tata: 18/10/2018 18:21O zot i madh cna ndigjojn veshet hiken dy jete per mustaqet e celes.Shohin parlamentaret tane dhe qytetarin e urryer dixhimut dhe e vene ne jete .Mjer Nenat e te dyve se dhe ai qe vrau asht i vdekur ZOTI JU LEHTESOFT DHIMBJEN .Përgjigju
Lajme të tjera
I theu xhamin e makinës, sherr me thika mes dy të rinjve në Memaliaj (EMRAT)

Banorët e helmuar në Fier akuzojnë Albpetrol. Kompania: Shkak ushqimi, jo gazi

Në gjyq përballë anëtarit të Babastars, Noizy kërkon falje: Ndihem fajtor

Eksod mjekësh? Spitali i Fierit kundër Urdhrit të Mjekut: S'kemi largime, plotësojmë të gjitha shërbimet

Goditi me grusht taksistin, arrestohet ish-sulmuesi i Arsenalit

Sherr masiv mes 30 personave në Itali, shqiptarët përleshen me indianët

Recommended