Report TV - Vlorë, burri vret gruan me thikë pas sherrit në familje, tenton vetëvrasjen
  • 5 years ago
Krimi në familje ka goditur sërish. Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka qëlluar gruan me thikë duke e lënë të vdekur, ndërsa më pas ka prerë edhe vetë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend.

Më pas ai ka prerë damarët. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Aktualisht burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje.
Recommended