Report Tv-Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen

  • 5 years ago
Krimi në familje ka goditur sërish. Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka mbytur gruan, ndërsa më pas ka prerë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Viktima është Eva Lera 45-vjeç, ndërsa autori është Teodor Lera 57-vjeç, bashkëshorti i saj, që aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në dyqanin e çiftit Lera në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar, në lagjen "Kushtrimi". Gjithçka ka ardhur si pasojë e një sherri, që ka degraduar në dhunë dhe më pas burri e ka mbytur bashkëshorten.

Recommended