Report TV - Krim brenda familjes në Vlorë, burri masakron gruan me levë dhe thikë
  • 5 years ago
Shënohet një tjetër viktimë në Vlorë nga krimi brenda familjes. Burri ka masakruar gruan pas një debati në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë mesditën e sotme. Viktima është Laureta Sulo 44-vjeçe, ndërsa autori është Lavdosh Sulo 56-vjeç.

Sipas policisë së Vlorë, në orën 12:52 pas një konflikti në banesë 56-vjeçari e ka qëlluar disa herë me levë në kokë bashkëshorten, e cila u dërgua në spital me shpejtësi, por ndërroi jetën si pasojë e plagëve të marra në orën 13:30.

Autori mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës.
Recommended