Report TV - Krim brenda familjes në Durrës/ Burri vret gruan me thikë në mes të natës dhe largohet
  • 4 years ago
DURRËS- Një krim i rëndë i ndodhur brenda një familje ka tronditur qytetin e Durrësit. Një 45-vjeçar, Lulëzim Cuko, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuko 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulëzimi 45 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë , gruan e tij Monjolën e cila për pasojë ka ndërruar jetë.Ndërkohë burime për Report Tv bëjënë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, kjo e fundit 10 vjeç dhe është vajza e madhe e familjes. Familja në fjalë njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika.

Lulëzim Cuko, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Ai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.
Recommended