Ora News - Rama kërkon ndjesë për bllokimin e rrugës në Fier: Në tetor nis puna për Bypassin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në muajin tetor do të nisë puna për Bypassin e Fierit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave.

Rama: Me ndjesën e bllokimit në Fier, shpresoj që të jetë viti i fundit që bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani. Por besoj që në muajin tetor kemi më në fund një kontratë të re. Do të kemi një fillim pune për të mos ndaluar më dhe për ta hapur atë trasenë e by passit të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vjecare që është shumë e lehtë për tu kthyer në mllef dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për ta shpjeguar pse.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-kerkon-ndjese-bllokimin-e-rruges-ne-fier-ne-tetor-nis-puna-bypassin
Recommended