Report Tv - Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' sjell bllokimin e rrugës, ja si devijohet trafiku
  • 5 years ago
Për të 15-ën ditë me radhë banorët e "Unazës së Re" protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i zgjerimti të rrugës. Edhe sot banorët dolën në protestë dhe bllokuan rrugën, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Për të shmangur bllokimin e trafikut, policia ka bërë orientimin e mjeteve në disa akse alternative. Për të gjitha mjetet që vinin nga Durrësi dhe Veriu, policia orientonte hyrjen në Tiranë, duke i drejtuar tek "Zogu i Zi", siç e shikoni edhe në këtë hartë.
Recommended