Rehabilitohet pas 60 vitesh blloku i banimit në Sauk, Veliaj: E nisëm vitin mbarë

  • 5 years ago
Pas 60 vjetësh, një nga lagjet më të vjetra të Saukut është transformuar tërësisht. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e plotë të bllokut të banimit në rrugën e ?Osmëve?, ku familje të vjetra të Tiranës e fillojnë 2019-n jo vetëm me një rrugë të re, por edhe me një standard të ri jetese. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve, ku theksoi se kjo është nisja më e mirë e vitit 2019, i cili do t?i kushtohet investimeve në periferi.

?Jam shumë i lumtur që rikthehemi te një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, një zonë që ndan Tiranën urbane me pjesën rurale, që vazhdon me Lundrën, Farkën. Është zona e Saukut të Vjetër, rruga e ?Osmëve?, familje të vjetra tironse, rreth 800-900 banorë të cilët e fillojnë vitin e ri mbarë dhe mbarë jo vetëm se ka një rrugë, por se ka një cilësi të re jetese. Ajo që kemi parë është magjia e punës: Aty ku vihet dorë dhe punohet realiteti transformohet, njerëzit janë bërë më familjarë me njëri-tjetrin, më bashkëpunues, në disa vende kanë tërhequr muret, janë krijuar xhepa të vegjël për të mbjellë një pemë, për të vënë disa stola. Është ndoshta nisja me këmbë të mbarë e vitit 2019, që në fakt do të jetë një vit i dedikuar periferive, zonave rurale dhe periurbane?, tha Veliaj.

Si në qendër, ashtu edhe në zonat rurale, investimet e bashkisë do të kenë të njëjtën cilësi. ?Mezi pres që të shikoj se si edhe këtu do të rritet vlera e pronës, si do të shtohet jeta komunitare, pasi kjo për ne është shumë e rëndësishme. Pra, sigurohemi që siç po del në dritë qendra e Tiranës nga sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, i gjithë Parku i Liqenit, pak nga pak të rikuperojmë edhe shumë prej njësive të vjetra, të cilat ndër vite janë mbipopulluar kryesisht me banorë të ardhur nga cepa të ndryshëm të Shqipërisë?, tha ai, teksa vlerësoi se Tirana është vendi i mundësive për këdo.

?E bukura është jo vetëm magjia e punës, por magjia e Tiranës, ku një tropojan e një tepelens apo një kuksian e një korçar ndihen njësoj të barabartë dhe kur vjen sinjalistika, asfalti, ndriçimi, gjelbërimi, kur vijnë parqet dhe stolat, secili ndihet që në këtë qytet ka të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm si çdokush tjetër?, nënvizoi Veliaj.

Recommended