Rehabilitohet blloku i Saukut te Vjeter

  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitimin e një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës në zonën e Saukut. Teksa pa nga afër transformin e zonës,  kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky investim vjen pas më shumë se 60 vjetësh.

"Jam shumë i lumtur që rikthehemi te një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, një zonë që ndan Tiranën urbane me pjesën rurale, që vazhdon me Lundrën, Farkën. Është zona e Saukut të Vjetër, rruga e ?Osmëve?, familje të vjetra tironse, rreth 800-900 banorë të cilët e fillojnë vitin e ri mbarë dhe mbarë jo vetëm se ka një rrugë, por se ka një cilësi të re jetese".

Sipas Veliajt, zonat periferike pritet të marrin shumicën e investimeve përgjatë 2019.

"Ajo që kemi parë është magjia e punës: Aty ku vihet dorë dhe punohet realiteti transformohet, njerëzit janë bërë më familjarë me njëri-tjetrin, më bashkëpunues, në disa vende kanë tërhequr muret, janë krijuar xhepa të vegjël për të mbjellë një pemë, për të vënë disa stola. Është ndoshta nisja me këmbë të mbarë e vitit 2019, që në fakt do të jetë një vit i dedikuar periferive, zonave rurale dhe periurbane".

Veliaj tha se nga Bashkia e Tiranës do të ruhen të njëjtat standarde si në qendër, ashtu edhe në zonat rurale.

Tv Klan

Recommended