Ish-blloku në shtetrrethim, Policia bllokon rrugët që të largojë 'të fortët' me makina luksoze
  • 5 years ago
TIRANE - Ish-Blloku, zona më e frekuentuar nga të rinjtë gjatë fundjavës vendoset në shtetrrethim nga Policia. Që prej masakrës në lokalin "Monopol" të Redi Popeskut, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën, policia ka bllokuar disa nga rrugët e ish-bllokut për të mos lejuar qarkullimin e makinave në këtë zonë, duke krijuar kaos në trafik.

Veç bllokimit të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë aty, kjo situatë ka krijuar problem dhe panik tek banorët e zonës, pasi për të shkuar në banesat e tyre duhet të kalojnë trafikun e krijuar nga bllokimet dhe të kalojnë në rrugicat e tjera, madje në shumë raste edhe kundravajtje. Burime nga policia kanë pohuar për Report Tv se këto masa janë marrë për të shmangur problematikat e krijuara nga personat me precedent si dhe për të shmangur ?parakalimin e makinave luksoze? që është bërë modë për ?të fortët?.
Recommended