PS s'arrin të largojë Metën: Uji i Venecias se ka nxjerrë të larë ligj të ri organik për Presidentin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe pse socialistët janë të bindur se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me 30 qershorin dhe emërimet në Kushtetuese, për një vit me radhë nuk arritën të gjejnë prova për ta shkarkuar. Por për të vijuar shown e tyre politik thirrën një seancë të posaçme vetëm për të lexuar raportin prej 47 faqesh të Komisionit Hetimor, me një konkluzion të vetëm, mosshkarkimin e Kreut të Shtetit.

Ish-aleati i tij, kryeministri Edi Rama si socialistët e tjerë është i bindur se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, por mazhoranca do t?i nënshtrohet Venecias.

Me vendimin e socialistëve për të mos e shkarkuar, Rama kërkoi t?i tregojë Metës se PS nuk është hakmarrëse ndaj tij.

Edhe pse Rama u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Presidentit në raport me PS dhe PD.

Por socialistët kanë menduar që ligjin për Presidentin ta nxjerrin nga sirtari dhe të bëjnë ndryshime për të mos e lejuar Metën sipas tyrë të krijojë situatë bllokuese.

Edi Rama: Ilir Meta e ka kthyer zyrën e Presidentit në një seli të operacioneve politike të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr apo të ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë.Duke e mbyllur e para jush u them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim kursi në raport me Ilir Metën nuk është i tillë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kuvendi-voton-sot-raportin-meta-nuk-shkarkohet-propozohen-nderhyrje-ne-kushtetute/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended