Bllokohen në Kakavijë 4 makina luksoze të vjedhura - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e shtetit dhe officerë të Frontex kanë bllokuar pesë automjete në pikën kufitare të Kakavijës. Bëhet fjalë për makina te vjedhura që përdoreshin në vend me numer shasise të dubluar.Sipas njoftimit të policisë së shtetit 4 nga automjetet e bllokuara kosniderohen lluksoze. Konkretisht është bllokuar një mjet tip Opel, I cili rezultoi I vjedhur ne gjermani si dhe një makinë e markës Benz me targa greke. Paralisht është bllokuar edhe një Volsëagen dhe BMV me targa greke që ishin vjedhur në Greqi. Ndërsa një rimorkio me targa shqipatre në pronësi të një shtetasi nga Kruja kishte ndërhyrje mekanike. Dy prej mjeteve janë bllokuar në dalje dhe tre në hyrje të tërritorit të shqipërisë. Sipas njoftimit të policisë janë proceduar penalisht 5 persona, mes tyre dhe një shtetas grek, për vepren penale ?Trafikim i mjeteve motorike?. Kontrollet në pikat kufitare janë shtuar si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve. Vetëm në pikën e kalimit në Kakavijë këto ditë të para të 2020 kanë dalë 9700 shtetas dhe 1700 mjete, ndërsa puna vijon me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje.
Recommended