Dhunë në Unazë, të gjakosur dhe mjaft të arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksioni i Inspektoriatit te Territorit per prishjen e objekteve ne Unazë e Re nisi me tensione mengjesin e kesaj te marte.Banorët kaluan natën jashtë pasi ishin paralajmëruar se sot ishte afati i fundit për të liruar banesat.Sapo forcat e rendit u vendosen në zonë rreth ores 06:00 te mengjesit u goditen me gurë. Situata u tensionua ndersa uniformat blu përrdoren edhe gazin lotsjellësPërplasja shkaktoi të lënduar si nga banorët, por edhe nga radhët e forcave të policise.Të plagosurit u dërguan në spitalin e traumës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa 15 persona u shoqëruan në komisariat për kundërshtim të uniformave blu.Në krah të banorëve ishin edhe ish deputet të partisë demokratike.Pas perplasjes fadromat e Inspektoriatit nisen prishjen e 33 ndërtimit të që preken nga projekti per zgjerimin e Unazës së Re.21 pronare janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.Nderkohe policia u beri thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi në të kundërt do të përballen me ligjin.Aksion I IKMT dhe tensionet ne ?Astir? shkaktuan bllokimin e qarkullimin në këtë zonë, duke krijuar edhe trafik.

Recommended