Hetimet për tërmetin drejt mbylljes/ 11 të arrestuar dhe 7 në kërkim - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një pauze tre mujore për shkak të pandemisë, Prokuroria e Durrësit ka rinisurhetimet në mënyrë intensive për dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26nëntorit.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije për Vizion Plus se hetimet janë shtrirënë dy drejtime: çështja e parë lidhet me 23 personat që humbën jetëntragjikisht nga shembja e 7 objekteve; ndërsa e dyta është ajo e rrezikshmërisësë objekteve të dëmtuara si dhe ankesave të bëra prej banorëve në lidhje me akt-ekspertimet e bëra nga inxinierët pas tërmetit.
Grupi hetimor që po drejton hetimet përbëhet nga 5 prokurorë.
Gjatë kësaj periudhe,grupi i hetuesve ka mbledhur dokumentacionin e nevojshëm nga institucione tëndryshme shtetërore si dhe nga firmat projektuese të ndërtimit.
Ato poverifikohet lidhur me parametrat e ndërtimit të pallateve të dëmtuara apo dheatyre të shembur.Po ashtu organi akuzës ka përfunduar të gjitha eksperimentet sizmologjike nëterren të ndërtesave të shembura si dhe ka në dosje raportin gjeologjik përqendrueshmërinë e tokës.
Të gjitha këto prova të grumbullura nga prokurorëtpritet që t?i bashkëngjiten dosjes së hetimit e cila shumë shpejt do tëdorëzohet në gjykatë.
Ndërkohë drejt mbylljes së hetimeve është dhe prokuroria e krujës. Burime bëjnë me dijese prokurorët do të dorëzojnë në gjykatë brenda 10 ditësh dosjen hetimore nëlidhje me dy pallatet në borizanë, si dhe për tre shkollat e dëmtuara në këtëzonë.
Deri më tani janë lëshuar 18 urdhra arresti nga organi akuzës, nga të cilët, 11persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended