Maqedonia e Veriut drejt mbylljes se kufirit verior | Lajme - News
  • 4 years ago
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të situatës epidemiologjike në Kosovë dhe Serbi, nuk përjashtojnë mundësinë e vendosjes së masave në kufirin me këto dy vende.

Përmenden testi PCR dhe izolimi 14 ditor për personat që do të hyjnë në Maqedoni nga Kosova e Serbia.

?Dua të them se është absolutisht e saktë se këtyre ditëve mund të rekomandojmë disa masa, nëse vërtetojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga këto vende mund ta cënojë sistemin tonë?.

Pa marrë parasysh situatën me COVID-19, ministri Filipçe siguroi se në ditën e zgjedhjeve, 15 Korrik, qytetarët do të votojnë të sigurt.

?Protokolli i rreptë dhe implementimi i tij i plotë janë detyra dhe përgjegjësia jonë dhe obligohemi që qytetarëve t?u sigurojmë një mjedis të sigurt ku mund të votojnë?.

Nesër skadon afati kur personat që janë pozitiv me COVID-19 apo të izoluar mund të paraqiten për të votuar. Sipas informacioneve interesimi është shumë i ulët. Nga 5000 të izoluar e të vetëizoluar për të votuar janë paraqitur vetëm 20 prej tyre.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended