Protesta tek Teatri Kombetar/ 7 te arrestuar per akte dhune - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi një ditë më parë u përleshën me uniformat blu në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas policisë janë shoqëruar në komisariat 64 persona që morën pjesë në protestën e dhunshme.Të arrestuarit janë Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj si dhe koordinatori i Vetëvendosjes në Tiranë Boiken Abazi. Të 7 personat e arrestuar akuzohen për "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme".Blutë e kryeqytetit shprehen se gjatë përleshjeve fizike 7 efektivë të patrullës janë lënduar dhe kanë marrë ndihmën e shpejt në spital. Gjithashtu 21 persona u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme".Ndërsa për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u vendosen gjoba në bazë të aktit normative kundër COVID-19.Ndërkohe sot, fadromat e IKMT kane vijuar shkatërrimin e asaj çka ka mbetur nga Teatri Kombëtar si dhe grumbullimin e inerteve.

Recommended