Armë dhe drogë në Lezhë, pesë të arrestuar në pak orë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Forcat e policisë në Lezhe, Kurbin dhe Mirditë kanë sekuestruar armë dhe drogë gjatë kontrolleve në orët e fundit.Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :- Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit ?Blow Mini? dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale ? Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike? ? Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake?- Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale ? Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta?Por gjatë kontrolleve në ambjente te ndryshme ne qarkun e Lezhës janë kapur 3 shtetas të dënuar e masë sigurie ? Arrest me burg? që ishin në kërkim.Konkretisht:- Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ? Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes? dhe ? Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit? . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.- Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar për veprën penale ? Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik?. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit.- Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ? Arrest me burg? për veprën penale ? Kultivim i bimëve narkotike?

Recommended