Kapja e 40 mln eurove drogë në Itali, 10 të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë, sekuestrohet një gomone

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë mes autoriteteve policore italiane dhe shqiptare që çoi në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Në Shqipëri mësohet se operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Vlorë ku kanë arrestuar 10 persona. 27 të tjerë janë arrestuar në Itali.

Në Vlorë është sekuestruar një gomone me dy motorë të fuqishëm. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues i përket grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

"Gomonia është sekuestruar gjatë kontrolleve në një prej magazinave në një grupi kriminal. Operacioni ka nisur që në 2015 nga autoritetet italianë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare në kuadër të aktivitetit kriminal që ky grup ushtronte. Në operacion ka marrë pjesë policia shqiptare dhe SPAK" raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarve me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtyp pwr detajet e operacionit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kapja-e-40-mln-eurove-droge-ne-itali-10-te-arrestuar-ne-tirane-dhe-vlore

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended