Ora News - Plot 5.3 ton drogë nga Shqipëria shkuan në Itali me gomone, video e operacionit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Plot 5.3 tonë marijuanë nga brigjet shqiptare është trafikuar në brigjet puglieze për një periudhë gati 2 vjeçare. Guardia di Financa ka publikuar videon e operacionit ku gomone të fuqishme të ngarkuara plot e përplot me drogë nga Shqipëria i zbarkonin në brigjet e Barit.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 8 gomone të fuqishme, ndërkohë sot janë ekzekutuar urdhërarrestet për 20 persona mes tyre shqiptarë.

?Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal zotëronte një trafik të madh droge e armësh nga brigjet shqiptare në ato iltaliane që i kryenin me anë të gomoneve transoqeanike me motorra të fuqishëm që i mundësonin trasportimin të sasive të mëdha të marijuanës? thuhet në komunikatën e Guardia di Financa.

Të arrestuarit italianë i përkasin klanit mafioz ?Strisciuglio? të Barit, ndërsa shtetasit shqiptarë sipas autoriteteve italiane akuzohen dhe për prodhim të lëndëve narkotike, grabitje, kërcënim e zhvatje të dhunshme , armëmbajtje pa leje e mbajtje abuzive armësh ilegale.

Autoritet italiane kanë vënë nën sekeustrim dhe të mira materiale të personave të arrestuar me vlerë 1 milionë euro. Janë sekuestrua 6 automjete luksoze e 27 llogari bankare. . Sipas autoriteteve italiane armët përdoreshin për të ushtruar kontrollin e trafikut të drogës në territorin e provincës së Barit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/plot-53-ton-droge-nga-shqiperia-shkuan-ne-itali-me-gomone-video-e-operacionit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended