Ora News –Gomone me drogë në Vjosë, flitet për rreth 1 ton kanabis

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Parandalohet një rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia dhe Guardia di Financa vunë në ndjekje të një gomoneje me një ngarkesë të madhe droge duke detyruar trafikantët të kthehen dhe të mos mbërrijnë në destinacion, Itali.

Rreth ores 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier ku dhe do bëhet peshimi. Flitet se ngarkesa arrin në 1 ton kanabis.

Operacioni i policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.

Ndjekja- "Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit" u shpreh policia e shtetit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjendet-gomone-dhe-droge-prane-grykederdhjes-se-vjoses

Recommended