Report TV -Gati për trafik në Itali, bllokohen mbi 300 kg kanabis dhe dy gomone në Vlorë
  • 5 years ago
Polica kufitare, Delta Forcë dhe drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 328 kg hashash në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin e Karaburunit. 10 persona janë arrestuar nga operacioni, mes tyre Elton Muco 40 vjec si dhe Olsi Ylli 30 vjec që u gjetën në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve nga policia kufitare droga ishte e fshehur në këtë gji dhe priste për t'u ngarkuar dhe me pas transportuar drejt Italisë.

Njoftimi i plote per operacionin
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese "gomone". Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar "Petruna", nisur tre ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Petruna".
Recommended