36 vite burg për grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në Itali - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e krimeve të rënda dënoi me 36 vite burg në total 6 persona të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 2.5 tonë kanabis drejt Italisë, ndërsa një tjetër mori pafajësinë.I vetmi që mori ulje dënimi nga 16 vite, në 2 vite burgim ishte Aurel Lazaj. Ai perfitoi per  shkak se gëzon statusin e të penduarit dhe dëshmia e tij ?zbërtheu? gjithë linjën e trafikut.Për akuzën e ?trafikut të narkotikëve? në formën e grupit të strukturuar kriminal, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin dhe me 13 vite Malton Lleshin.Për ish punonjësit e policisë kufitare Gëzim Dervishi e Agron Kapllani, si dhe për ish doganierin e Portit Durrës, Mikail Lila, të akuzuar për ?shpërdorim detyre?, gjykata vendosi dënimin me nga 2 vite burg secili.Nderkohe ish doganieri i Durrësit, Altin Katundi fitoi betejen me drejtesine duke u shpallur i pafajshem.Vendimi i togave të zeza nuk u prit mirë nga të pandehurit dhe njëri prej tyre debatoi me avokatin mbrojtës.Droga e dalë nga Shqipëria përmes një kamioni të ngarkuar me lëndë drusore kishte destinacion fundor Gjermaninë, por u pikas nga policia në portin e Ankonas në Itali në Dhjetor të vitit 2017-te.Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis u bllokua në Ankona për shkak të një problemi me dokumentacionin. Të pandehurit dërguan një tjetër kamion me qëllim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre.Por kjo orvatje u diktua nga policia italiane dhe më pas u zbulua edhe ngarkesa e drogës. Sipas hetimit, pritës i ngarkeses ishte i pandehuri Euron Hoti.VENDIMI I GJYKATES AUREL LAZAJ           2 VITE BURGEURON HOTI             15 VITE BURGMALTON LLESHI      13 VITE BURGGEZIM DERVISHI     2 VITE BURGAGRON KAPLLANI   2 VITE BURGMIKAIL HILA             2 VITE BURGALTIN KATUNDI       PAFAJESI
Recommended