Lleshaj: 2018 vit suksesi, në Itali u kap 81% kanabis më pak - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e cilësoi vitin 2018 si një vit suksesi në luftën ndaj kultivimit të kanabisit.Lleshaj duke iu referuar të dhënave zyrtare të PSH, deklaroi se sasia e kanabisit të kapur në Itali është 81% më pak se në vitin 2017.?Për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të PSH, niveli i kultivimit të kanabisit në Shqipëri është në minimumin historik. Siç u dokumentua gjatë prezantimeve të mëparshme, ky sukses konfirmohet plotësisht edhe nga bregu përballë, Italia fqinje. Në vitin 2018, sasia e kanabisit të kapur në Itali me origjinë nga Shqipëria është 81% më e ulët se në vitin 2017! Prapa këtij rezultati shumë inkurajues është puna dhe përkushtimi i gjithë strukturave të PSH, organeve të pushtetit qendror dhe vendor.?Lleshaj tha se dy fushat e tjera ku do të fokusohet lufta e policisë do të jetë ajo e krimit dhe e korrupsionit.?Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ajo kundër migracionit ilegal dhe trafikimit të qenieve njerëzore janë dy të tjera po aq të rëndësishme. Operacionet e realizuara së fundmi, si ai për vënien përpara drejtësisë të të shumëkërkuarit Klement Balili, ato për goditjen e disa rrjeteve të tjera të trafikimit të drogës, Operacioni ?Rruga e Gabuar? për goditjen e një rrjeti të madh e të rrezikshëm të trafikimit të qenieve njerëzore, që u krye në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë amerikane si dhe operacioni i djeshëm ?Lulet e Pranverës?, që u krye në bashkëpunim me partnerët tanë italianë, provojnë së paku tri të vërteta të mëdha: Së pari, ne kemi vullnet të padiskutueshëm. Pra, ne duam. Së dyti, ne kemi kapacitete për këtë qëllim. Pra ne dimë. Së treti, ne kemi mbështetje të madhe në këtë mision. Pra ne nuk jemi vetëm.?Në mbyllje të fjalës Lleshaj garantoi gjithë qytetarët si dhe partnerët ndërkombërarë, se qeveria shqiptare, është e motivuar dhe e angazhuar për të çuar përpara të gjitha reformat që ka ndërmarrë.
Recommended