Report TV - 'Mos lëviz', RENEA dhe FNSH godasin grupin që shiste kanabis çokollatë në Fier dhe Vlorë
  • 4 years ago
RENEA dhe FNSH kanë finalizuar në Vlorë një operacion të nisur në Fier duke vendosur në pranga tre persona për prodhim dhe shitje kanabisi në dy qarqet. Të arrestuarit nga operacioni 'Zhupani' janë;

A. M. 40 vjeç, banues në Fier.

M. K. 46 vjeç, banues në Fier

K. Sh. 40 vjeç, banues në Vlorë

Ndërkohë që nga operacioni janë sekuestruar 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj" në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit nga momenti i arrestimit të tre personave dhe sekuestrimit të drogës që ishte fshehur në makinë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Recommended