Report TV - Përmbytjet, qeveria shpërblim për efektivët e FA, RENEA dhe FNSH

  • 6 years ago
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja Xhaçka ka bërë publik vendimin për shpërblimin e Forcave të Armatosura.

Këshilli i Ministrave u akordoi sot, 2917 punonjësve të Forcave të Armatosura si dhe 330 punonjësve të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së, shpërblimin financiar për angazhimin në operacione të shumta për përballimin e gjendjes se krijuar në vend, si pasoje e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish.

Forcat e armatosura kanë qenë gjithmonë të parat që u përballën me përmbytjen e ditëve të fundit nga reshjet e shiut, kjo gjë është parë nga të gjithë shqiptarët nëpërmjet mediave.

?Forcat e Armatosura kanë qenë kurdoherë të parat, aty ku më shumë ka patur nevojë për ta. Por që prej vitit 2004 për efektivët në uniformë nuk është ndërmarrë asnjë trajtim i veçantë.

Recommended