Pjesë e grupit që trafikoi mbi 1 ton kanabis, kapet vlonjati i dënuar me 15 vite
  • 5 years ago
VLORË-Policia ka prangosur një 31-vjeçar që ishte në kërkim i dënuar me 15 vite për trafik droge. Ai është Sandër Likaj 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë. I riu u arrestua në banesën e tij në Lapardha.

31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burgim për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike kanabis ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shqiptarë dhe 5 italianë.

Në atë periudhë ndaj Sandër Likajt filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ai ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij. Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar mbi 1 ton kanabis.
Recommended