Report TV zbardh EMRAT e grupit të shkatërruar në Sarandë që trafikonte kanabis në Greqi
  • 5 years ago
Dy ditë pas megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë që shkatërroi një grup të trafikut të drogës nga Saranda në Greqi, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, disponon emrat e të gjithë të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim. 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi. Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.

Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të "Delvinë" Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën "Kosta". Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle në supë, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë. Hetimet kanë nisur që në shtator të vitit 2018 dhe në 10 muaj hetime, në total bashkë me autoritetet greke, janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë., të cilëve u janë zbuluar 15 raste trafiku.

Dy ditë më parë në Sarandë, policia arrestoi 14 persona nga Saranda, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça dhe Gramshi. Ata akuzohen për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?

Dy grave, nga Saranda dhe Kuçova, u është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë, dhe janë në masë "detyrim paraqitje.

Ndërkohë, katër persona që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera penale, do të hetohen edhe për përfshirjen në këtë grup kriminal.

Në kërkim janë 6 persona.

Në 10 muajt e hetimeve, në total janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis, mbi 1 kg heroinë e kokainë, lëndë narkotike çokollatë, armatime, 25 automjete, dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare.
Recommended