Ora News - Greqi: Në 6 muaj u sekuestruan 6 ton kanabis nga Shqipëria

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia greke thotë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria.

Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën, thuhet se afërsia gjeografike me Shqipërinë, e ka shndërruar Greqinë në një pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme me kanabis, sa nga toka edhe nga deti. Destinacionet kryesore janë vendet europiane, por edhe Turqia.

Ndërkaq, në raportin e policisë greke vërehet se Greqia nuk është i vetmi kanal i kalimit të drogës, pasi trafiku realizohet edhe nëpërmjet kufijve të tjerë, tokësorë dhe detarë të vendit fqinj.

Sipas policisë greke, Shqipëria ?është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në natyrë, dhe furnizuesi më i rëndësishëm i tregut europian?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqi-ne-6-muaj-u-sekuestruan-6-ton-kanabis-nga-shqiperia

Recommended