RTV Ora zbardh 27 emrat e rinj që bëhen pjesë e policisë gjyqësore

  • 5 years ago
#rtvora

RTV ORA ka zbardhur 27 emrat e rinj që bëhen pjesë e policisë gjyqësore të vendit bazuar në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme sipas ligjit të vjetër të kësaj strukture i cili shfuqizohet më 5 qershor.

Edhe pse duke u bazuar në një ligj të shfuqizuar tashmë nga parlamenti, i cili del nga zbatimi edhe zyrtarisht për pesë ditë, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur ta shfrytëzojë këtë limit kohor për të
pranuar 27 emra të rinj në strukturat e policisë gjyqësore.

Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60 për qind e rrogës mujore të prokurorëve.

Në listë bien në sy emra të personave që kanë punuar në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Tiranës dhe tek krimet e rënda, ndërsa emri me numrin rendor 4 është Armando Felaj, vëllai i deputetes socialiste Ermonela Felaj bashkëshorti i kësaj të fundit, Bledar Valikaj u emërua prokuror në prill të këtij viti pas një votimi 5-5 në KLP ku diferencën e bëri qëndrimi i kryetarit të këtij institucioni.

Procedura e pranimit të 27 OPGJ-ve të rinj bazohet në ligjin e vjetër të policisë gjyqësore i cili shfuqizohet brenda pak ditëve për shkak të ndryshimeve të miratuara në Parlament.

Ligji i ri është dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.

Ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandidatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe eksperiencë pune 5-vjeçare, ndërsa këto kritere nuk kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër. prokuroria e përgjithshme tha për rtv ora se arësyet e organizimit të konkursit për pranimin e opgj-ve në këtë kohë kanë të bëjnë me mbingarkesën që disa prokurori rrethesh dhe krimet e rënda kanë me çështje në hetim të cilat janë zvarritur përtej afateve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-zbardh-27-emrat-e-rinj-qe-behen-pjese-e-policise-gjyqesore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended