Report TV -EKSKLUZIVE/ Ja emrat 'VIP' që janë pjesë në skemën e fajdeve të Imamit

  • 5 years ago
Albana Imami, ish-drejtoresha e fondacionit ?Besa? në Tiranë kishte ngritur një skemë piramidale në dy drejtime, duke krijuar ?gropën? financiare tek fondi ?Besa? dhe nga ana tjetër me shpresën për të rikuperuar vjedhjet në vendin e punës, ka filluar të marrë para me fajde tek persona të ndryshëm.

Kjo ka bërë që ajo të krijojë një ?gropë? të dytë financiare, duke sjellë dhe falimentin e plotë të saj, derisa skandali i vjedhjeve të zbulohet nga një audit që kanë kryer drejtuesit e fondit ?Besa? në Tiranë. Imami rezulton të jetë vajza e një ish-eksperti pensionesh në institutin e sigurimeve shoqërore. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, janë mbi 180 raste ku Albana Imami, ka abuzuar me detyrën e saj si drejtoreshë e fondacionit ?Besa? në kryeqytet, ndërkohë që ka mjaft raste, ku Albana Imami ka marë para me fajde dhe jo vetëm. ?Shqiptarja.com? mëson se shumë nga personat që kanë dhënë para me fajde apo që i kanë dorëzuar sasitë financiare pa interes, janë njerës të biznesit, të medias dhe gruaja e një gjyqtari në Tiranë. Sipas rrëfimit që vetë Albana Imami, ka bërë në policinë e Tiranës, mes personave që ajo i ka marrë para, me shpresën se do rikuperonte vjedhjet në fondin ?Besa?, është dhe Edlira Malaj. Kjo e fundit, ka dyshime se është gruaja e një gjyqtari në Tiranë dhe drejton një kompani ndërtimi në Vlorë, ndërkohë ushtron dhe profesionin e noteres në kryeqytet. Vetë Imami në dëshminë e saj, ka treguar se nuk mbante mënd se sa para i ka marë kësaj shtetase.

Recommended