Report TV - Ekskluzive/ Largimet në drejtësi - Gjyqtarët që shpërblehen, emrat që nuk përfitojnë

  • 6 years ago
Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për t?i shpëtuar Vetingut para datës 31 mars 2017, do të përfitojnë 40-50 % të pagës për tre vite me radhë. Subjektet që kanë dhënë dorëheqjen pas këtij afati nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk preferuan që të japin dorëheqjen, por që u shkarkuan nga detyra nga komisioni i Vetingut për mosjutifikim të pasurive apo për lidhjet me krimin, nuk do të përfitojnë asgjë. Kështu parashikohet në vendimin nr. 78, datë 12.12.2017 të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili referohet dhe reflektohet në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për dorëheqjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve rast pas rasti.

Në pikën 43 të vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen edhe pas afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut, për sa kohë ata janë në detyrë, por pas këtij afati ata nuk mund të përfitojë pagesë kalimtare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimet e tij, ka përcaktuar 31 marsin 2017 si datën e mbarimit të afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut.Nuk përfitojnë

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besik Imeraj, i cili u largua nga drejtësia për t?i shpëtuar Vetingut, në bazë të vendimit të Kushtetueses, nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Imeraj ka dhënë dorëheqjen në datën 31.01.2018. Gjithashtu nuk do të përfitojnë pagnesë kalimtare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku përfshihen Fatos Lulo, Bensik Imeraj, Bledar Abdullai, Shkëlzen Selimi, Elsion Sadiku, Rovena Gashi, Ervin Metalla, Admir Thanza, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Besim Trezhnjeva, Altina Xhoxhaj, Besa Nikëhasani, Artan Laze, Luan Kaloçi etj.

Recommended