Ekskluzive/ Kush janë amerikanët që ngritën laborator droge në Tiranë dhe si e bënin përzierjen

  • 6 years ago
ReportTv zbardh detaje ekskluzive nga operacioni ?sintetikët? i cili prangosi dy amerikanë në tentativë për t?u arratisur nga Shqipëria pasi kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës laboratorin e ekstazisë.

Dy shtetasit Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku janë arrestuar 6 ditë më parë teksa më 21 shtator 2009 kanë tentuar të largoheshin drejt Kosovës nga pika e kalimit kufitarë Morinë. Arbër Isaku një shqiptaro amerikan i lindur dhe rezident në Nju York por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme.

Isaku 29 vjec rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017 afro një vit më parë nga policia e Connecticut. Gjatë kontrollit të banesës së Isakut agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope.

Këta persona aktualisht mbahen në paraburgimin e policisë së qarkut Kukës aty ku 2 ditë më parë gjykata penale i ka komunikuar atyre urdhër arrestin ndërkombëtar dhe i ka hapur rrugë ekstradimit.

Një ditë më parë prokurori Besnik Muçi konfirmoi se ndaj dy amerikanëve po shihet mundësia e nisjes së hetimeve edhe nga pala shqiptare.

Ende nuk dihet nëse ky hetim do të bashkëngjitet me atë të autoriteteve amerikane apo ata do të ekstradohet për llogari të drejtësisë shqiptare ndërkohë që ligjërisht ata duhet të mbyllin llogaritë me drejtësinë shqiptare.

Recommended