RTV Ora - I shpëtoi atentatit, kush është i dënuari për mashtrim dhe drogë që shpërndante pica

  • 5 years ago
#rtvora
33-vjeçari, Romarjo Aliraj (në foto), objektivi i sulmit me armë të dielën në Vlorë, rezulton se ka qenë i dënuar për trafik droge e mashtrim në të shkuarën. Ndërsa pas burgut ai shpërndante pica në qytet. Policia dyshon se është pikërisht e shkuara që mund të jetë shkak për atentatin ndaj të riut. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një numër të madh gëzhojash si pasojë e breshërive që janë derdhur mbi makinën e 33-vjeçarit.

Romarjo Aliraj, 33-vjeçari që ishte shenjestër e atentatit të së dielës në Vlorë rezulton një person i njohur për drejtësinë për shkak të precedentëve penalë në të shkuarën.

Ai ka qenë i dënuar me herët për mashtrim dhe trafik droge, ndërsa pas lirimit nga burgu ai shpërndante pica.

Të riut iu bë pritë dhe u sulmua me armë zjarri në makinën e tij aksin rrugor Levan-Vlorë, tek Ura e Mifolit pranë Novoselës.

Ndaj makinës u shkreh një karrikator kallashnikovi, ndërsa policia gjeti mbi 20 gëzhoja në vendgjarje.

Policia dyshon se në makinën e atentatorëve kanë qenë të paktën dy persona të cilët siç tregojnë pamjet në video, e kanë qëlluar disa herë makinën e 33-vjeçarit.

Aliraj për tu shpëtuar plumbave e ka nxjerrë automjetin jashtë rruge dhe për pasojë ka lëndime të lehta nga përplasja e mjetit.

Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal e më pas është marrë në pyetje në Policinë e Vlorës.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Sulmi ndaj 33-vjeçarit ishte atentati i dytë gjatë fundjavës së shkuar në qytetitn e vlorës, pas atij në Lungomare ku në qendër ishte një 27-vjeçar, po ashtu me precedentë penale dhe i dyshuar për lidhje me veprimtari kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-me-arme-ne-vlore-33-vjecari-emer-i-njohur-policine-pistat-ku-po-hetohet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended