Ora News - Zbulohet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Shkodër, nga plumbat u plagos kalimtarja

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia e Shkodrës informon se shënjestra e përplasjes së mbrëmshme me armë ka qenë Mirsad Meta. 26 vjeçari nga fshati Bërdic, Shkodër është shpallur në kërkim ndërsa janë arrestuar 3 të rinjtë që kanë tentuar ta vrasin.

Të arrestuar janë Argjend Rexha, 31 vjeç, banues në Durrës, Ension Buraku, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Riad Xheladini, 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Nga përplasja me armë e regjistruar rreth orës 22:40 minuta të 5 shkurtit në lagjen ?Vasil Shanto? mbeti e plagosur 35 vjeçarja, Liljana Jeremia

?Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se tre shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare). Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Informon policia.

Ora News mëson se personi i shpallur në kërkim Mirsad Meta 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër dhe në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar automjeti që i përket 26 vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ?Vrasja ne? rrethana të tjera cilësuese?, ?Plagosja e lehtë me dashje? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/far-west-ne-mes-te-shkodres-tre-te-arrestuar-nje-ne-kerkim-plagosjen-e-kalimtares

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended