Report TV -Sapo doli nga burgu për plagosje! Shënjestra i shpëton atentatit në Vlorë

  • 4 years ago
VLORE-Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në lagjen 'Bashkimi' në qytetin bregdetar si pasojë e një atentati me kallashnikov, ndërsa pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Të plagosurit janë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, që kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç.

36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira, ka kaluar përpara lokalit duke ulur xhamin, ndërsa lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.

Recommended