RTV Ora - Durrës: Julian Meçaj i shpëton atentatit, makina i bëhet shosh nga plumbat

  • 5 years ago
#rtvora

Persona ende të panjohur i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës që udhëtonte Julian Meçaj, i njohur si një prej ish anëtarëve të Bandës së Durrësit dhe me precedentë penale.

Makines tip Reng Rover i eshtë zënë pritë tek rrethrrotulli teksa ka qenë duke udhëtuar nga Maminasi drejt Durrësit. Në makinë ka qenë edhe një 47 vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën e re të ish Kënetës, në afërsi të autostradës. Nga atentati Julian Meçaj dhe personi tjeter kane mbetur te plagosur dhe ndodhen në spital.

Policia informon: "Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagoset-julian-mecaj-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended