Ekzekutohen dy persona në Durrës/ Plumbat u lëshuan nga një automjet në lëvizje

  • 4 years ago
Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen 14 në Nish Tulla të Durrësit. Viktima të këtij atentati mbetën Dorjan Shkoza 25 vjeç dhe Anxhelo Avdija.

Dy viktimat u qëlluan nga një makinë në ecje, për të cilën policia tha se ka identifikuar targat, e cila u largua në drejtim të Kavajës, ku Top Channel ka mësuar se është gjendur një makinë duke u djegur targa e së cilës i përkasin një tjetër makine.

Krahas policisë së Durrësit, grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë po bëjnë krehjen e zonës. Ndërsa postblloqe u ngritën në segmentet rrugore Durrës-Tiranë dhe Durrës-Lushnje.

Motivet e këtij atentati që la të vdekur Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn, mbeten ende të paqarta, ndërkaq, policia shoqëroi disa persona, për t?i pyetur nëse kanë dijeni mbi ngjarjen që ndodhi.

Top Channel mëson se Dorjan Shkoza, rezulton të ketë qenë dënuar më herët me tetë vite burg për çështje droge, ndërsa prej disa kohësh ai kishte marrë një ambient me qira për servis makinash, pak metra larg vendit ku ai u ekzekutua nga autorët e paidentifikuar ende.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended