Durrës/ Ekzekutohen me kallashnikov dy persona, u qëlluan nga një automjet në ecje!
  • 4 years ago
DURRËS- Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë vrarë me kallashnikov dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Report Tv sjell video nga ambulanca e cila transporton viktimat në spitalin e Durrësit.
Recommended